Balliu: Martesat me kontratë një gjë e bukur. Nuk janë trend në Shqipëri, ndikon edhe mentaliteti

Balliu: Martesat me kontratë një gjë e bukur. Nuk janë trend në Shqipëri, ndikon edhe mentaliteti

Avokatja Alesia Balliu duke folur në “Mcn Informacion” mbi martesat me kontratë i konsideruar ato një gjë të bukur, që i japin vlerë reale dashurisë.

Balliu vë në dukje se këto martesa me kontratë s’janë trend në Shqipëri, dhe këtu ndikon edhe mentaliteti, edhe mungesa e pasurisë.

Për mendimin tim është një gjë shumë e bukur, pasi martesat me kontratë i japin një vlerë reale dashurisë dhe emocionit. Kanë si anën e mirë, si të keqe, por kjo bëhet për të mbrojtur pasurinë e njërit prej partnerëve. Kjo ka ekzistuar që në Romën e lashtë, thjesht në Shqipëri s’është shumë e përdorur, sepse shumica nuk zotërojnë ndonjë pasuri të madhe. Nuk është trend në Shqipëri, e verifikojmë edhe te certifikatat në gjendjet civile. Janë raste të pakta që kanë evoluar kohët e fundit. Mendoj që janë të dyja, mentaliteti, dhe mungesa e pasurisë. Janë martesa të destinuara për t’u zgjidhur me marrëveshje. Tradhtia është një nga arsyet kryesore të divorceve. Nuk më ka rastisur që fëmija të jetë pjesë e kontratës. Në Shqipëri jemi pak tradicional, dhe kur thuhet se do bëhet një kontratë paramartesore ajo thotë ‘ai s’më do’! Kështu e mendojnë në Shqipëri”.

E pyetur mbi target grupet e prirura për martesa të tilla, Balliu tha që janë ata që kanë një pasuri të konsiderueshme që kanë dëshirë të mbajnë gjënë që posedojnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy