Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin se disco e njohur “Havana” është mbyllur për shkak se nuk kishte lëshuar kuponin tatimor.
'Askush s’është mbi ligjin dhe çdokush do goditet me #ZeroTolerancë nëse mban për vete, pjesën e xhiros që i takon konsumatorit dhe shtetit', thekson kreu i qeverisë.
Postimi i Ramës:
Keqardhje vërtetë për Havanën e famshme të pushimeve joniane?
Hajde merre vesh, si ka mundësi(!), që të bësh një investim të tillë dhe të mos respektosh ligjin, duke mos lëshuar kuponin dhe duke e paguar shkeljen si frëngu pulën?
Por mesa duket sa më i madh biznesi, aq më e madhe vështirësia për ta futur në kokë mesazhin #STOPINFORMALITETIT✋
ASKUSH s’është mbi LIGJIN dhe ÇDOKUSH do GODITET me #ZeroTolerancë ?nëse mban për vete, pjesën e xhiros që i takon konsumatorit dhe shtetit.



