Meta shtron iftar me rastin e muajit të Ramazanit: Vlerësoj sakrificën e tyre në përkushtimin ndaj Zotit

Meta shtron iftar me rastin e muajit të Ramazanit: Vlerësoj sakrificën e tyre në përkushtimin ndaj Zotit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka shtruar në Pallatin e Brigadave një darkë iftari me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Të pranishëm në darkën e shtruar nga presidenti ishin kreu i KMSH, Haxhi Skënder Bruçaj, udhëheqës fetarë të bashkësive shqiptare, ambasadorë e përfaqësues diplomatikë, teologë e personalitete të ndryshme.

Presidenti Meta uroi besimtarët myslimanë për paqe e mirësi në shpirtin dhe familjet e tyre.

"Si çdo festë fetare te ne, muaji i Ramazanit është një mundësi, në të cilën shqiptarët shprehin vlerësimin ndaj Zotit si dhe vëllazërimin, mirëkuptimin dhe harmoninë ndër fetare që ekziston në Shqipëri. Në këtë ditë të 15-të të Iftarit do të doja së pari t’ju uroja gjithë besimtarëve myslimanë shqiptarë agjërim të mbarë, dhe të vlerësoj sakrificën e tyre në përkushtimin ndaj Zotit si dhe ndaj vlerave humane", tha Meta.

Kreu i shtetit gjatë fjalës së tij, theksoi se Ramazani është muaji i mirëkuptimit, paqes dhe i mëshirës hyjnore.

"Është muaji ku dalin në pah cilësitë më të mira njerëzore si bujaria, toleranca, durimi, shpirtmirësia si dhe respekti e dashuria për njëri tjetrin. Ramazani përcjell përherë mesazhe ngrohtësie për besimtarët dhe i fton ata për më shumë dhembshuri dhe bujari sidomos për të varfrit, familjet në nevojë, jetimët, të moshuarit dhe të vetmuarit", u shpreh presidenti.

Meta uroi që mesazhet e solidaritetit nga ky muaj i shenjtë të vazhdojnë edhe më tej të plotësojnë kërkesat e qytetarëve tanë për më shumë mundësi, paqe, solidaritet dhe drejtësi sociale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy