Nënshkruhet marrëveshja/1 milion euro donacione nga shqiptarët për ndërtimin e 45 banesave në Tiranë

Nënshkruhet marrëveshja/1 milion euro donacione nga shqiptarët për ndërtimin e 45 banesave në Tiranë

1 milionë euro donacione nga shqiptarë brenda e jashtë vendit, do të angazhohen nga Fondacioni Fundjavë Ndryshe në fazën e parë për ndërtimin e afro 45 banesave në Tiranë, kryesisht në zonën e Vaqarrit.

Ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj si dhe përfaqësuesi i fondacionit Fundjavë Ndryshe, Arbër Hajdari, nënshkruan në Tiranë marrëveshjen e bashkëpunimit.

Pas një pune intensive disamujore për detajimin e projektit dhe të gjithë hapave të ndërmjetëm për përgatitjen e sheshit të ndërtimit, shumë shpejt, bëri të ditur ministri Ahmetaj, një tjetër kantier do t’i bashkohet kantierit të madh të Rindërtimit pas tërmetit.

“Shumë procese e hapa të ndërmjetëm mund të mos shihen nga qytetarët, por rindërtimi vazhdon çdo ditë me një km të ri, një rrugë të re, një shkollë të re, një shtëpi apo një lagje të re për të mos lënë askënd ,me përzgjedhjen e zonave të ndërtimit shembjen e objekteve të ndërtuara, pastrimin e territorit etj. Kjo punë natyrisht përballet me padurimin e qytetarëve për të hyrë në shtëpitë e tyre, por rindërtimi vazhdon”, deklaroi ai më tej.

Ai bëri të ditur se Fundjavë Ndryshe ishte pranë Komitetit të Rindërtimit apo edhe tryezave të tjera që në javën e parë pas tërmetit qoftë për të kuptuar nevojat apo edhe për t’u dakordësuar mbi prioritetet.

Po ashtu, Fundjavë Ndryshe, tha Ahmetaj, u angazhua edhe në mbledhjen e fondeve që sot kanë arritur 1 milion euro.

“Fondacioni Fundjavë Ndryshe do të angazhohet në programin e ndërtimit të rreth 50 banesave individuale në Bashkinë e Tiranës. Një veçori që dua ta përmend është se fondacioni ka marrë përsipër edhe mobilimin e banesave”, bëri të ditur Ahmetaj.

Ndërkohë përfaqësuesi i fondacionit Fundjavë Ndryshe, Arbër Hajdaraj tha se “ne si fondacion kemi zbatuar premtimin që kemi dhënë“.

“Premtoj se çdo shtëpi do të ndërtohet sipas projektit të publikuar nga qeveria që kemi rënë dakord, me strukturë të fortë dhe çdo shtëpi do të jetë e mobiluar”, tha Hajdari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy