Vijon kthimi i emigrantëve në Shqipëri nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës, ku përgjatë 24 orëve të fundit ka patur një fluks lëvizjesh prej 12.820 në hyrje dhe dalje.
Bëhet me dije se pala greke ka vijuar punën me gjashtë sportele, tre në hyrje dhe tre në dalje, ndërsa pala shqiptare me katër sportele.
Vonesa ka patur në kalimin e automjeteve nga 30 deri në 40 minuta.
Muaji gusht sjell përherë lëvizje në pikën kufitare të Kakavijës për shkak të kthimit të emigrantëve për pushime por edhe për festen e Shën Marias në 15 gusht, një festë që kremtohet nga besimtarët ortodoks.
Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë kanë përpunuar 12.820 shtetas në hyrje- dalje, nga të cilët 8836 në hyrje dhe 3984 në dalje, si dhe 3805 mjete në hyrje- dalje, nga të cilat 2560 në hyrje dhe 1245 në dalje.



