Çipa: Ka rënie të numrit të turistëve

Çipa: Ka rënie të numrit të turistëve

Operatori turistik në Sarandë, Arben Çipa, flet për një rënie të lehtë të numrit të turistëve që vizitojnë Shqipërinë.

 

Duke folur për “MCN Economy” ai deklaroi se kohëve të fundit ka ndryshuar tipologjia e turistëve, ku dominojnë moshat e treta.

 

Shqiptarët e Kosovës i llogarisim për të ardhurat në periudhën e festave, e fundjavës dhe kjo referuar hotelerisë, pastaj aktivitetet e tyre janë inekzistente. Nuk përbën bërthamën e lëvizjes turistike për territorin tonë. Lëvizja turistike i referohet sezonit të vers në nivelin 80%, pjesa tjetër është periudha e cila lidhet me dimrin, por të fokusuara në kryeqytet, në Durrës, në zonën e Shqipërisë qendrore. 

 

Kjo vjen si rrjedhojë e aeroportit të mirëorganizuar, të fluturimeve low cost dhe kjo ka sjellë efektin e vetë. Krahasuar me vitin e kaluar numri ka një rënie të vogël, i cili nuk përbën problem për ne. Së pari ne duhet të përcaktojmë turistët e mirëfilltë, apo ata që janë shqiptarë me pasaporta të huaja, apo ata që vijën për 2-3 ditë për biznes. Nëse në pikat hyrëse nuk do të plotësohet një formular, nuk do të identifikojmë dot qartë se sa është numri i turistëve, numri i vizitorëve dhe i atyre që vijnë për biznes.

 

Ka ndryshuar tipologjia e turistit në gjithë territorin e Shqipërisë, ku dominon mosha e turistëve të moshës së mesme dhe të treta. Ata misionin e tyre e  kryejnë përmes kompanive turistike, të fokusuar te turizmi kulturor. Ndërsa në zonat bregdetare si Ksamili, Saranda, Himara apo Vlora, tipologjia e turistëve janë moshat e reja, ose çiftet e reja që kanë një natyrë tjetër të të bërit pushime. 

 

Lidhur me kategorinë AirBnb rezulton thuajse e barabartë me shtretërit e hoteleve. Nëse nuk do ekzistonte kjo kategori turistësh dhe Booking, nuk do kishte shpëtimtarë për këta pronarë apartamentesh dhe këta lloj turistësh nuk do mund të frekuentonin dot vendin tonë. Është domethënëse që këto kompani ndërmjetëse sjellin turistin në Shqipëri. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy