Eksperti i sigurisë Fatjon Softa për shkarkimin e të gjithë personelit të Drejtorisë në Shkodër, thotë se vjen pas aksionit për lirimin e hapësirave publike.
Në një intervistë për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se raste të tilla tregojnë dobësi në funksionimin e institucioneve.
Rasti tregon mos funksionimi e institucioneve për parandalimin, për ndërhyrjen në zonat e mbrojtura, se Thethi nuk është vetëm një ndërtim pa leje, por zonë e mbrojtur dhe kërkon tre leje.
Fakti që nuk kanë funksionuar gjithë këto institucione, vijmë te fakti që Kryeministri kërkon ndëshkim, ndërsa gjyqësori thotë se nuk kemi referim nga prokuroria. Nuk është ndërtim pa leje por struktura druri të vendosura mbi pllaka betoni.
Masat vijnë që nga shkarkimi i drejtuesve lokal të policisë deri te drejtuesit e tjerë. Edi Rama vjen pas disa mandatesh dhe nuk mendoj se është i keqinformuar.
Kryeministri i vendit del mbi të gjithë institucionet, edhe mbi Policinë e Shtetit.
Rasti i përplasjes së institucioneve tregon për dobësi të sistemit dhe mos funksionimin e tyre. Ka një ndërhyrje të shtetit në mes të sezonit.



