Një zjarr me përmasa të mëdha vijon në malin e Çikës, teksa situata bëhet shqetësuese.
Banorët raportojnë se zjarri është duke përparuar dhe ka marrë drejtimin duke iu afruar fshatit Dhërmi.
Zjarri vijon aktiv prej dy ditësh. Drejt vendit të ngjarjes janë nisur disa efektivë të zjarrfikëses së Himarës, por ende asnjë rezultat për vënien e situatës nën kontroll.
Ndërkohë janë djegur sasi e konsiderueshme pyjesh me shkurre.



