Xhadat/ Çelësat u shpërndanë, por dritat nuk u ndezën: Skandali i banesave të tërmetit në Krujë (VIDEO)

Xhadat/ Çelësat u shpërndanë, por dritat nuk u ndezën: Skandali i banesave të tërmetit në Krujë (VIDEO)

Në maj 2024 kryeministri Rama ishte në qytetin e Krujës dhe u dorëzojë çelësat e apartamenteve banorëve të cilët u prekën nga tërmetit në vitin 2019. Disa prej tyre në fund të takimit, i thonë Ramës që i kanë marrë vetëm në letra, apartamentet pra nga shorti, duke zbuluar se ai shkoj bëri show-ë dhe nuk i shpërndau gjithë çelësat. 

 

Pas një viti këto apartamente që u dorëzoi z. Rama çelësat këtyre banorëve, Xhadat kanë vazhduar të shkojnë disa herë në bashkinë e Krujës për të marrë një përgjigje nga z. Artur Bushi, i cili në maj gënjeu për një prenoncim me Xhadat, po ashtu të gjitha kërkesave tona nuk u janë përgjigjur

 

Më datë 24 shtator Xhadat kanë shkuar në qytetin e Krujës për herë të fundit, dhe aty nuk kanë konstatuar asnjë banor i cili jetonte në këto apartamente. Këto apartamente vazhdonin të ishin bosh.

 

Pas shumë përpjekjeve dhe kërkesave të protokolluara pranë këtij institucioni më në fund bashkia Krujë ktheu një përgjigje në lidhje me këtë çështje, e cila thotë se: Për shkak të procesit të gjatë të shpronësimit, bashkisë i mori një kohë të gjatë në mbledhjen e dokumentacioneve të pronave dhe për këto arsye punimet nisën me vonesë nga Njësia Zbatuese dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Më tej ky institucion thotë se bashkia nuk zhvilloi proces shorti pasi u gjykua që shorti të zhvillohej pas dorëzimit fizik të çelësave nga subjektet ndërtuese. Pra kuptohet qartë tallja elektorale që Rama u bëri këtyre banorëve, “sikur ky short ishte hedhur dhe u dorëzoi edhe çelësat banorëve”. Më tej bashkia thotë se në muajin gusht të 2025 kjo bashki ka ndarë 55 apartamente, por ne në muajin shtator Xhadat nuk konstatuan asnjë apartament që të jetonin banorë. Gjithashtu bashkia thotë se i gjithë ky proces për ndarjen e apartamenteve do të filloi të bëhet në muajin Tetor, pra në këtë muaj që ishim duke lexuar këtë përgjigje të tyre.

 

Xhadat janë rikthyer sërish në Krujë më 24 nëntor për të verifikuar banesat nëse janë shpërndarë të gjitha në muajin Tetor, siç citonte bashkia në kthimin e përgjigjes. U futën të kontrollonin disa hyrje apartamentesh dhe panë që ishin bosh disa prej tyre. Më pas takuam një nënë me dy fëmijë të vegjël në koridor dhe e pyetën nëse banonte aty. Ajo tha se çelësin e hyrjes e ka marrë, por nuk jeton aty sepse nuk ka ujë edhe drita, për më tepër shtëpia ka shumë lagështi brenda, tha ajo. Pastaj gjetën një banor brenda një apartamenti i cili tha se kishte hyrë në fillim të muajit nëntor në banesë, por nuk kishte ujë dhe drita. U futën brenda dhe kontrolluan rubinetin e ujit po ashtu dhe dritat, por nuk punonin.

 

Takuan banorë që thanë se çelësat e hyrjeve i kanë marrë por nuk kanë kushtet bazike të ujit dhe dritat dhe sipas tij të gjithë vazhdojnë të jetojnë ende me qira. Xhadat i pyetën se përse nuk i instaloni dot, ata u përgjigjen se duhet t’i vendosi bashkia jo ne. Kontrolluan pallatet dhe panë që kishte punime brenda apartamenteve, hyrjet e pallateve ishin hapur, por vetëm punëtorë kishte brenda. Një fakt që iu bëri përshtypje ishin dy hyrje që nga jashtë ishin vendosur “Shitet 3+1”, që mesa duket banorët ende pa i shijuar vetë këto hyrje nga qeveria, i kanë nxjerrë në shitje. Provuan sërish një tjetër hyrje, ku jetonte një djalë i ri me familjen. U futën në tualet dhe panë që ujë edhe drita nuk kishte. Që do të thotë banorët hyrjet i kanë marrë por nuk jetojnë aty prej kushteve bazike, gjithashtu janë duke jetuar ende me qira.

 

Pasi herën e fundit emisioni Xhadat verefikoi që banorët e prekur nga tërmeti në qytetin e Krujës, kishin marrë çelësat e apartamenteve, por nuk kishin ujë dhe drita brenda, ato i sinjalizuan se banorëve u kishte lidhur dritat edhe uji më në fund nga bashkia. Por sipas asaj që ato verifikuan sërish më 11 dhjetor, nuk ishte kështu plotësisht. Vetë banorët u shprehën në kamera që vetëm dritat ishin lidhur, por uji ende jo. Ato panë që në disa pallate kishte drita nëpër korridore, por jo brenda apartamenteve.  Panë që në disa pallate kishte drita brenda apartamenteve, por nuk kishin korridoret, madje as ashensorët nuk funksiononin tek asnjë pallat.

 

Pra, tek asnjë pallat nuk kishte ujë, ndërsa energjia elektrike nuk ishte instaluar plotësisht.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy