Më 31 dhjetor nuk do të bëhen aplikime për dokumente biometrike

Më 31 dhjetor nuk do të bëhen aplikime për dokumente biometrike

Shoqëria “IdentiTek” e prodhimit të dokumenteve të identitetit njofton se në datë 31 dhjetor, ditë e martë, nuk do të ketë aplikime për shtetasit.

Ky proces do të pezullohet vetëm për këtë datë, për shkak se do të kryhen inventarët vjetore në të gjitha zyrat e “IdentiTek”.

Shoqëria bën me dije se do të bëhet shpërndarja e dokumenteve të prodhuara, në intervalin kohor 08:00- 10:00 të mëngjesit.

Drupal Ad

Punonjësit e zyrave të “IdentiTek” më pas do të angazhohen në realizimin e inventarit fizik dhe elektronik të dokumenteve.

Njoftimi ka për qëllim të orientojë shtetasit që mund të kenë urgjenca aplikimi, të mos presin ditën e fundit të vitit për të aplikuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy