Michael Jordan reagon për vdekjen e George Floyd

Michael Jordan reagon për vdekjen e George Floyd

Legjenda e basketbollit Michael Jordan ka reaguar i indinjuar në profilet e tij në rrjetet sociale në lidhje me vdekjen e George Floyd, afro-amerikanin që u vra në Minneapolis nga një oficer policie.

Jordan shkruan se është shumë i trishtuar e i zemëruar, pasi po sheh e kupton dhimbjen dhe indinjatën e të gjithë qytetarëve.

Unë jam në anën e atyre që protestojnë kundër racizmit të pakuptimtë dhe dhunës ndaj njerëzve me ngjyrë në vendin tonë”, shkruan ai në Twitter.

Jordan, një nga basketbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, deklaroi se nuk ka përgjigje për atë që ka ndodhur, por se “revolta popullore” që është ndezur gjatë kësaj periudhe, tregon forcën dhe pamundësinë e ndarjes nga të tjerët.

George Floyd, 46 vjeç, vdiq pasi u arrestua nga policia përpara një dyqani në Minneapolis, Minnesota.

Pamjet filmike të arretimit të Floyd në 25 maj tregojnë një policë të bardhë, Derek Chauvin të vendosë këmbën e tij në qafën e Floyd ndërsa ky i fundit ishte i shtrirë në tokë. Polici tani po hetohet për vrasje.

E gjithë ngjarja nisi për një kartmonedhë të rreme 20 dollarëshe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy