
Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjiri, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar së deri në 15 ditëshin e parë janë bërë 4331 ekzaminime dhe mamografi nga gratë në vend.
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu taksa bëri të ditur shifrën thekson se të gjitha gratë duhet të kujdesen për veten.
Së bashku duhet të sensibilizojmë edhe më shumë, duke u bërë thirrje grave dhe vajzave që të tregojnë kujdes për veten, duke kryer ekzaminimet dhe mamografinë falas, jo vetëm gjatë këtij muaji, por çdo ditë të vitit.
Qëllimi i tetorit rozë është ndërgjegjësimi i sa më shumë grave me moshë mbi 40 vjeç që të kryejnë kontrollin periodik të gjirit dhe ekzaminimin përmes mamografisë.
Gjatë këtij muaji orari i funksionimit të ekzaminimit të mamografisë është 8:00 me 18:00 në të gjitha kabinetet e mamografisë dhe mamografitë e lëvizshme, si dhe të shtunën deri në orën 14:00.




