Nis vaksinimi për punonjësit e shërbimeve kritike

Nis vaksinimi për punonjësit e shërbimeve kritike

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastriliu, ka parë nga afër vaksinimin e punonjësve të shërbimeve kritike, i cili nisi sot.

Nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, Manastirliu, bëri me dije se ka nisur vaksinimi për këtë grup punonjësish që nëpër institucione të ndryshme janë direkt në kontakt me qytetarët.

Ndërkohë Manastirliu bëri me dije se gjithashtu po bëhet vaksinimi i kombinuar për qytetarët +50 vjeç.

Si dhe vaksinimi për grupet e riskut po ecën me ritme “shumë të mira”. Ministrja shtoi se “jemi të vendosur ta çojmë deri në fund programin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës së çdo qytetari”, shkruan Manastirliu.

Fushata e vaksinimit masiv vijon gjithashtu me ritme të shpejta. Deri më tani janë vaksinuar 900 mijë shtetas.

Mbi 300 mijë qytetarë, i kanë kryer të dyja dozat e vaksinës anti-Covid.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy