Ministria e Shëndetësisë i kthen përgjigje FSHF-së: Rihapje graduale të futbollit shqiptar

Ministria e Shëndetësisë i kthen përgjigje FSHF-së: Rihapje graduale të futbollit shqiptar

Ministria e Shëndetësisë i ka kthyer më në fund përgjigje zyrtare, FSHF-së, pas letrës së dërguar nga Federata, ku i është përgjigjur se do të ketë një rihapje graduale të futbollit shqiptar.

Tashmë të dyja palët do të ulen për të diskutuar rreth futbollit në Shqipëri në këtë kohë pandemie që ka prekur çdo pjesë të shoqërisë.

”Komiteti Teknik i Ekspertëve po punon për protokollet e posaçme për hapjen graduale të aktiviteteve sportive, sipas strategjisë së ri-hapjes të miratuar nga ky komitet. Në këtë kuadër do të vlerësonim bashkëpunimin tuaj për vijimin e hartimit të protokolleve të posacme nëpërmjet krijimit të një Grupi të Përbashkët Pune. Jeni të lutur të dërgoni përfaqësinë tuaj për të finalizuar hartimin e këtyre protokolleve”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy