Sfida e “Supermen” në TikTok/ Bregu: Duhet reformim në çdo hallkë. Të futet në programet mësimore edukimi mediatik (VIDEO)

Sfida e “Supermen” në TikTok/ Bregu: Duhet reformim në çdo hallkë. Të futet në programet mësimore edukimi mediatik (VIDEO)

Rrjeti social Tik-Tok sërish ka prodhuar probleme në disa vende me sfidën e fundit të ashtuquajtur “Supermen” e cila shkakton fraktura të rënda për adoleshentët në disa vende, duke e luajtur atë

Pedagogu i gazetarisë, Zylyftar Bregu, i ftuar në “MCN live”, sugjeron se rrjetet sociale me efekte negativë për fëmijët dhe jo vetëm, duhet të çojnë drejt një reformimi të thellë të tërë shoqërisë në disa hallka.

Mendoj se është koha që të shikohet një reformë e plotë në të gjithë shoqërinë që të përfshij së pari shkollën, së dyti familjen, dhe së treti autoritetet që janë ato rregullore, mediat, etj.

Sepse vetëm me fushata të pjesshme siç është ajo që po bë qeveria Rama për një fushata konsultimi për të mbyllur TikTok, këtu pastaj futemi në një operacione të pamundura në aspektin teknologjik, të padobishme në aspektin social, sepse ju mund të mbyllni TikTok por gjithë kjo energji dhe dëshirë për të komunikuar do të devijojë në një platformë tjetër të rrjeteve sociale dhe nuk kemi zgjidhur asgjë.

Nisur nga kjo, prof.Bregu propozon futjen e edukimit mediatik si lëndë mësimore, në shkollën nëntëvjeçare.

Ne mund ta zgjidhim këtë gjë përmes edukimit meditatik që e gjithë bota perëndimore e ka futur si lëndë mësimore që në 9vjeçare, ne jemi larg kësaj gjëje.

Duhet një ridimensionim i figurës ë mësuesit, e kemi si figurë formale dhe jo komplekse edukative. Ashtu siç duhet kujdes nga prindërit ne shtëpie që të ndryshojnë metodën e sjelljeve të tyre në raport me teknologjinë ndaj fëmijëve në shtëpi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy