Spitali Rajonal i Elbasanit pritet të kthet në spital COVID, ku do të marrin shërbimin të infektuarit në qytet. Drejtoresha e Spitalit Elbasan, Desantila Tahiraj është shprehur se ky spital ka burime njerëzore të mjaftueshme, ndërsa po trajnohen për t’u përballur me situatën e krijuar si pasojë e COVID.
Po ashtu, Tahiraj ka thënë sot për mediat, se përgatitjet për ta kthyer këtë spital në shërbim të të infektuarve me COVID, janë drejt fundit dhe gjithçka është gati për t’u vënë në punë sapo të ezaurohen kapacitetet sptalore të katër spitaleve COVID në Tiranë.
“Edhe Elbasani po bën përgatitjet përfundimtare për të qenë gati nëse do jetë e nevojshme për t'u hapur si spital COVID. Për fatin tonë të mirë, spitali rajonal i Elbasanit ka burime njerëzore të mjaftueshme, të cilat po trajnohen nga Ministria dhe Urgjenca për të qenë të gatshëm për t’u përballuar. Nëse do të mbushen spitalet COVID dhe do jetë e nevojshme ne jemi gati”, tha drejtoresha e Spitalit rajonal të Elbasanit, Desantila Tahiraj.



