Gripi i shpendëve/ AKU: Produktet e mishit janë të kontrolluara dhe të sigurta për konsumatorët

Gripi i shpendëve/ AKU: Produktet e mishit janë të kontrolluara dhe të sigurta për konsumatorët

Që prej shfaqjes së rastseve të gripit të shpendëve në vende të ndryshme të Europës, prej disa javësh, AKU ka qenë në gatshmëri dhe kontrolle të vazhdueshme të produkteve në tregjet shqiptare. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka marrë të gjitha masat, si në terren ashtu edhe në Pikat e Inspektimit Kufitar, në bazë të Planit të Kontigjenceës, të miratuar nga Ministri, për monitorim dhe kontroll të situatës në përmbushje të sigurisë ushqimore dhe garantimin e shëndetit të konsumatorit.

Drejtoresha e Përgjithshme e AKU-së, Jeta Deda, në terren me inspektorët, ka përcjellë mesazhe sigurie për konsumatorin shqiptar. “Prej 5 javësh monitirohet në mënyrë të vazhdueshme dhe raportohet lidhur me gjetjet nëpër tregje, dyqane mishi për gjurmueshmërinë, dokumentacionin e rregullt, certifikatat veterinare”, është shprehur Deda, duke theksuar se janë instensifikuar kontrollet që me shfaqjen e par të rastit të gripit të shpendëve në Shqipëri.

Sipas saj, deri tani, nuk është evidetuar asnjë rast problematik, si në dokumentacion ashtu edhe në etiketim të produktit, si dhe kushtet e ruajtjes. AKU siguron konsumatorët se ushqimet me origjinë shpendore në treg janë brenda stadardeve të gjurmueshmërise dhe janë të verifikuara nga inspektorët, të cilët janë në terren.

AKU ka ftuar konsumatorët të drejtohen në pikat e certifikuara të shitjes së mishit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy