Duket sikur refugjatët kanë mbuluar Europën, por kur është puna për të punuar në bujqësinë zvicerane të tillë nuk gjenden. Ndonëse për integrimin e refugjatëve në këtë vend ka një projekt që ofron punë të përkohshme me 3200 franga në muaj, sipas mediave zvicerane punëtorët nuk gjenden kollaj.



