Libi/ Arrihet marrëveshja mes Tripolit dhe Tobruk: Së shpejti zgjedhjet

Libi/ Arrihet marrëveshja mes Tripolit dhe Tobruk: Së shpejti zgjedhjet

Forcat politike në Libi kanë njoftuar “armëpushim në të gjithë territorin” dhe rifillimin e procesit politik që çon në zgjedhjet e reja në Mars.

Marrëveshja u njoftua të premten (21 gusht) në mëngjes nga Presidenti i Qeverisë së Marrëveshjes Kombëtare, Fayez al Serraj dhe kryetari i Parlamentit të Tobruk, Aguila Saleh.

Serraj dhe Saleh ranë dakord për rifillimin e prodhimit dhe të eksportit të naftës.

Sipas tyre, të ardhurat e krijuara nga prodhimi dhe shitja do të shkojnë në një llogari të jashtme të Bankës Kombëtare libaneze dhe do të tërhiqen vetëm pas një marrëveshje të përbashkët.  

Misioni i OKB-së në Libi, mirëpriti iniciativën “kurajoze” të të dy palëve.

Khalifa Haftar (Marshalli) ende nuk është shprehur për marrëveshjen e arritur, edhe pse e mbajti për muaj të tërë Tripolin nën rrethim pa mundur ta pushtojë atë, kjo edhe për shkak të mbështetjes së Turqisë për Al Serraj.

Mësohet se marrëdhëniet mes Haftarit dhe Saleh kanë qenë të tensionuara gjatë një viti, pavarësisht faktit se të dy kanë nevojë për njëri-tjetrin.

Asambleja njihet si organ politik nga qeveria e Tripolit, e vetmja e njohur zyrtarisht nga Kombet e Bashkuara, por nëse trupat e Haftarit nuk do të ekzistonin, ajo nuk do të kishte të njëjtën peshë.

Sidoqoftë, pranverën e kaluar, marshalli, ish-krahu i djathtë i Gadafit, nisi një grusht shteti që synonte edhe Tobrukun. Marrëdhëniet janë ndërlikuar që nga atëherë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy