Sa kushton puna e papaguar e një babai?

Sa kushton puna e papaguar e një babai?

Flitet shpesh për atë që quhet kontributi i papaguar i femrave në buxhetet familjare, që është në të vërtetë kolosal, por nuk flitet kurrë për kontributin përkatës mashkullor në formën e punës së papaguar. Një faqe në Itali, ProntoPro.it (e cila vë në kontakt kërkesën dhe ofertën për vendet e punës profesionale dhe artizanale) ka llogaritur se sa mund të jetë ky kontribut bazuar në normat aktuale; llogaritja bazohet ndoshta në një hipotezë disi bujare, sepse baballarët me kohë të plotë nuk janë aq shumë sa nënat me kohë të plotë.

Babai i marrë në konsideratë, në rastin e ProntoPro.it, është një tip ideal që punon gjatë gjithë ditës dhe kur kthehet në shtëpi, ai gjithmonë është i gatshëm të ndihmojë familjen e tij. Nëse një baba i tillë do të paguhej edhe për punën që kryen në shtëpi, vlera e kësaj pune do të ishte 2 800 euro në muaj.

Totali prej 2800 eurosh përllogaritet duke pasur parasysh një baba që i ngjan modelit të atij amerikan, i cili jo vetëm kujdeset për fëmijët, por di se si t'i argëtojë pasditeve dhe në raste festash - argëtues nga 120 euro; monitoron kryerjen e detyrave dhe vepron si mësues – rreth 20 euro në orë; transmeton vlerat e traditës përmes mësimeve të shkurtra por argëtuese - 50 euro në orë; ai punon si trajnues mendor dhe mentor në momentet më të vështira, duke stimuluar energjinë, idetë dhe përqendrimin - një konsultim ka vlerë rreth 300 euro, i shoqëron në shkollë dhe aktivitete - nga 150 euro në ditë - dhe e vë në dispozicion makinën e tij kur fëmijët i kalojnë 18 vjeç - makina me qira nga 50 euro në ditë.

Ndër detyrat e tjera që përmbushin baballarët dhe që nuk paguhen janë edhe punë të tjera që kryhen në shtëpi, të cilla si riparimi i mureve, dekorimi, montimi apo riparimi i mobiljeve, mirëmbajtja e aparatuarave dhe pajisjeve si p.sh. fshesat me korrent, printer, shtrydhësja, tosteri, hekuri apo punët në mjesidet e jashtme të shtëpisë, si kopshti.

Përllogaritja është bërë në bazë të standardeve të jetesës së një europiani. Ideja e një përllogaritjeje të tillë në Itali vjen në vigjilje të Festës së Baballarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy