Presidenti Ilir Meta ka vizituar sot selinë e Komunitetit Mysliman Shqiptar, nga ku ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë për Fitër Bajramin.
Meta u shpreh se këtë ditë duhet të forcojmë më tej ndjenjë e solidaritetit dhe harmonisë, si dhe të jemi pranë atyre që kanë nevojë.
Kënaqësi të vizitoja kreun e Komunitetin Mysliman të vendit e t’i uroja jo vetëm atij por të gjithë besimtarëve tanë që Zoti tua shpërblejë gjithë ato sakrifica që kanë bërë gjatë kësaj periudhe dhe t’i uroj paqe, shëndet, mbarësi në familjet e tyre dhe në mbarë shoqërinë tonë.
Kjo është një festë e mrekullueshme që na fton sot të forcojmë më tej ndjenjën e solidaritetit e harmonisë me njeri tjetrin e të jemi më pranë të gjithë vëllezërve tanë e gjithë familjeve që janë në kushte më të vështira.



