“Festa e grurit”, promovim i produkteve dhe traditës myzeqare

“Festa e grurit”, promovim i produkteve dhe traditës myzeqare

Pojani në Fier u kthye mbrëmë në qendër të festimeve dhe traditës myzeqare.

Festa e grurit mblodhi bashkë me qindra banorë, duke e kthyer Pojanin në epiqendër të festimeve dhe një vend atraktiv për vizitorët.

Me sloganin “Pusho shqip”, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi vlerësoi rëndësinë e “Festës së grurit”, një festë tradicionale e Pojanit të Fierit.

“Vizitorët e Apolonisë shijuan dhe këtë festë që erdhi si ndërthurje e folklorit me demonstrimet e mekanikes bujqësore, me panairet e prodhimeve të grurit, bukës, duke kulmuar me gatimin e festës, të bibës në çerep”, tha Klosi.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cilësoi fantastike atmosferën e krijuar në qytetin antik të Apolonisë.

“Festa e grurit në Myzeqe, një paradë e veshjeve, këngëve e valleve tradicionale, e bukurisë e mikpritjes myzeqare, mblodhi bashkë jo vetëm banorë të zonës, por priti edhe shumë miq, që shijuan për orë të tëra harmoninë mes natyrës dhe trashëgimisë materiale e shpirtërore. Një mesazh i bukur për jetën dhe gëzimin e të qenurit së bashku”, tha Margariti.

Me qindra njerëz u bënë pjesë të kësaj feste bashkë me dhjetëra fermerë, kultivues gruri dhe prodhues buke.

Festa e grurit, me një histori gati 50-vjeçare në Myzeqe i solli të gjitha si dikur bukën dhe grurin e ri, lëmin e fshatit dhe mekanikën, këngët dhe vallet, bibën në saç dhe dhallën e ftohtë.

Festa e grurit është një nga festat më të mëdha që organizon Bashkia e Fierit në kuadër të promovimit të traditës myzeqare. E zhvilluar në muajin qershor të çdo viti dhe e shoqëruar me ritualet festive të krijuara gjatë shekujve, kjo festë vendore përbën tashmë një vlerë të shtuar të turizmit kulturor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy