Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, është gjallë, por refuzoi të jepte detaje mbi gjendje e tij shëndetësore.
Kur u pyet gjatë një konference në Shtëpinë e Bardhë për raportimet kontradiktore për gjendjen e diktatorit koreano-verior, Trump tha: “Nuk mund të flas dot për këtë. Thjesht i uroj më të mirën. Kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë me të. E di se si është dhe me shumë mundësi edhe ju do të merrni lajme në të ardhmen e afërt”.
Kim nuk është parë publikisht që nga 11 prilli, kur ai drejtoi një takim të Komitetit për Partnerët e Punës sipas mediave shtetërore të Koresë së Veriut.
Zyrtarë të Koresë së Jugut bënë thirrje dje për mospërhapje të lajmeve të rreme në lidhje me shëndetin e liderit koreano-verior, Kim Jong-un.
Thirrja vjen pasi një sërë mediash publikuan lajmin se Kim Jong-un mund të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore pas një komplikacioni kardiovaskular apo se është izoluar nga frika e koronavirusit.
“Kim Jong-Un është gjallë dhe është mire”. Kështu u shpreh këshilltari i politikës së Jashtme, Chung-in Moon, foli në emër të qeverisë, duke siguruar se diktatori nuk ka vdekur.



