Dy ditë para skadimit të afatit për marrjen e dozës së dytë të vaksinës nga 50 mjekët që u vaksinuan të parët në Air Albania, mbetet e paqartë nëse vaksinimi do të vijojë me të njëjtin ritëm.
Përkundër dyshimeve se ecuria e ngadaltë ka të bëjë me numrin e kufizuar të dozave, shefja e vaksinimit në Institutin e Shëndetit Publik, Erida Nelaj thotë për MCN se grafiku është i kushtëzuar nga puna në dy spitalet Covid.



