Vetëm gjatë këtij viti nga Policia Rrugore në Tiranë janë vendosur 361 gjoba për drejtuesit e mjeteve të shërbimit të transportit publik urban.
Gazetari Besmir Pula tha për MCN Live se gjobat janë vendosur për shkelje të ndryshme duke filluar nga mos përdorimi i rripit, përdorimi i aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit dhe mos respektimi i korsisë së lëvizjes, por edhe për alkool gjatë drejtimit të mjetit.
Gjatë këtij viti për mjetet e transportit urban janë vendosur 361 gjoba.
Prej tyre 17 gjoba për mjete transportit urban pa licencë, 9 për ndryshim destinacioni, 62 gjoba pa leje drejtimi përkatëse të kategorisë D.
102 gjoba për mos ndryshim pronësie, 9 gjoba për përdorimin e pijeve alkoolike për drejtuesit e mjeteve të transportit publik, 14 gjoba pa rrip sigurimi, 72 gjoba për përdorim celular, 11 për mos respektim semafori dhe 59 gjoba për shkelje të tjera.



