20 Maji, Dita Kombëtare e Jetimëve/ Alfred Muharremi rrëfen historinë e jetës: Para tetë muajsh u takova me prindërit biologjikë

20 Maji, Dita Kombëtare e Jetimëve/ Alfred Muharremi rrëfen historinë e jetës: Para tetë muajsh u takova me prindërit biologjikë

Në Ditën Kombëtare të Jetimëve, aktivisti Alfred Muharremi solli për publikun një rrëfim të veçantë dhe emocional për jetën e tij.

 I ftuar në emisionin “Zgjohu me MCN”, Muharremi, i cili është rritur pa kujdes prindëror, ndau historinë e tij si fëmijë i fshatit “SOS” dhe rrugëtimin që e çoi drejt ritakimit me prindërit biologjikë pas plot 23 vitesh.

Ky 20 maj është ndryshe për mua, sepse kam vetëm tetë muaj që jam lidhur me prindërit e mi biologjikë.

Në moshën gjashtëvjeçare u transferova nga shtëpia e fëmijëve ne Shkodër, në fshatin “SOS”. Aty, ndryshe nga përvoja e mëparshme në një tjetër institucion, gjeta një mjedis të sigurt dhe të kujdesshëm.

Në fillim prisja dhunë, sepse kjo ishte përvoja që mbaja mend nga shtëpia e fëmijës në Shkodër. Por në fshatin 'SOS' gjeta përkujdesje, standarde të larta dhe një sistem të mirëmenaxhuar. E vetmja gjë që kisha në mendje ishte të mësoja dhe të përparoja.

Me kalimin e kohës mendoj se u bëra zëri i bashkëmoshatarëve të mi, duke përfaqësuar fëmijët e fshatit në forume vendimmarrëse dhe duke u angazhuar më vonë si aktivist për të drejtat e fëmijëve jetimë.

Në moshën 23-vjeçare, Alfredi mori një mesazh të papritur nga një emision televiziv. Ishte Mamija që i shkruante, duke i thënë se e kishte lindur në maternitet dhe i kishte dhënë emrin me kërkesë të mamasë së tij.

Për vite me radhë, nuk isha kontaktuar asnjëherë nga prindërit biologjikë. Ishin ata që më gjetën mua. Kam vetëm 8 muaj që jam kontaktuar nga ata.

Nëna dhe babai i tij, tashmë prej kohësh të ndarë, babai prej 30 vitesh ishte vendosur në SHBA. Babai, i martuar me një grua shqiptare në Amerikë, nuk e kishte ditur ekzistencën time.

Kur mori vesh për mua, dyshoi se mund të isha djali i tij. Erdhi në Shqipëri vitin e kaluar dhe, pas testit të ADN-së, u konfirmua gjithçka. Që prej atij momenti kemi mbajtur kontakte të vazhdueshme.

Sot, jam i martuar dhe kam një djalë. Ndonëse e kam takuar edhe nënën biologjike, për mua ka shumë rëndësi krijimi i një familjeje të shëndetshme dhe përmbushja e misionit që kam nisur vite më parë, mbrojtja e të drejtave të fëmijëve pa përkujdesje prindërore.

Nuk jam më thjesht një jetim që kërkon rrënjët. Jam një prind, një aktivist dhe një njeri që beson se çdo fëmijë meriton dashuri, përkujdesje dhe një mundësi për të ndërtuar të ardhmen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy