Tarifat e telefonisë celulare, AKEP: Garantojmë konkurrencën, palët mund të ankimojnë vendimin

Tarifat e telefonisë celulare, AKEP: Garantojmë konkurrencën, palët mund të ankimojnë vendimin

Agjencia e Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka reaguar pas publikimit në media të disa lajmeve, sipas të cilave po favorizohet një kompani celulare përballë dy kompanive të tjera me vendimin për tarifat e telefonisë celulare.

Në reagimin e AKEP-it theksohet se po punon për të siguruar konkurrencën efektive në të gjitha tregjet.

“Nisur nga interesi i paraqitur nga disa media në lidhje me vendimmarrjen e Këshillit Drejtues për tregun e telefonisë celulare, AKEP sqaron se në zbatim të ligjit dhe në referencë të praktikës më të mirë rregullatore po punon për të siguruar konkurrencën efektive në të gjitha tregjet nën mbikëqyrje dhe në rregullim”, thuhet në reagim.

AKEP shton se ka kryer procedurën e konsultimit publik si dhe ka administruar komentet e palëve të interesit. Dokumenti i konsultimit gjendet lehtësisht në faqen ueb te AKEP. Qe prej publikimit të këtij dokumenti, AKEP në mënyrë të vazhdueshme ka analizuar tregun, përditësuar të dhënat dhe ka tërhequr mendimet e palëve të interesuara.

“Në vijim të veprimtarisë së tij normale, sot Këshilli Drejtues i AKEP ka diskutuar lidhur me Analizën e Tregjeve celulare dhe masat rregullatore përkatëse dhe do të rimblidhet javës që vjen për ta vazhduar këtë diskutim në një kontekst gjithnjë e më të plotësuar. Njëkohësisht sot Këshilli Drejtues i AKEP ka vendosur të hapë konsultimin publik për brezat e dividentit dixhital, të cilat bëhen të disponueshme për investitorët”, thuhet më tej në reagim.

AKEP thekson se vendimmarrja e Këshillit Drejtues të AKEP, nuk mund të shantazhohet, por do të jetë gjithmonë në përputhje me parimin e ligjshmërisë dhe në funksion të nxitjes së investimeve, promovimit të konkurrencës së lirë dhe kurdoherë në mbrojtje të interesave të përdoruesve të shërbimeve të komunikimeve elektronike dhe postare.

Njëkohesisht AKEP shprehet se çdo palë e interesuar, në bazë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, mund të paraqesë ankimim administrativ dhe gjyqësor për çdo vendim të AKEP.

Dy ditë më parë, kompania Vodafone dhe Telekom e cilësuan vendim arbitrar që favorizon Albtelekom në dëm të klientëve të tyre vendimin e AKEP për tarifat e telefonisë celulare.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy