Në dy vitet në vijim Tiranës do t’i rikthehet edhe një tjetër shkollë e traditës së saj arsimore. Fjala është për shkollën Kosova, një nga më të njohurat e kryeqytetit. Qeveria i ka akorduar së fundi Bashkisë Tiranë një fond prej 2 milion euro i cili do të shkojë për ndërtimin e kësaj shkolle, një projekt i parashikuar të përfundojë në 2017.



