Përfaqësuesit e shkollave të ‘Turgut Ozal’: Do ndjekim rrugën ligjore

Përfaqësuesit e shkollave të ‘Turgut Ozal’: Do ndjekim rrugën ligjore

Drejtuesit e ‘Turgut Ozal’ në një dalje për mediat kanë kundërshtuar vendimin e qeverisë për mbylljen e kopshtit “Zübeyde Hanım”, pjesë e këtij kolegji.

Ata kanë pohuar se do ta ndjekin çështjen në rrugë ligjore, duke shtuar se inspektimet nga ana e Ministrisë së Arsimit janë bërë rutinë.

Drejtoresha didaktike, Gentjana Burimi pohoi se që nga 2004 është kryer mësimi në kushte moderne, në të gjitha ciklet.

Që nga 2004 kemi kryer mësime në kushte moderne, në të gjitha ciklet. Kemi ushtruar bashkëpunimin tonë në bashkëpunim me MASH. Institucionet tona arsimore gjatë muajve të fundit kanë qenë objekt inspektimesh që s’i përgjigjen planeve të monitorimit. Në raportet e inspektimit është konstatuar që kopshti përmbush të gjitha parametrat e nevojshme. Kërkojmë nga MASH të shikoje vendimin, kemi 2 dekada që respektojmë ligjet”, tha drejtoresha didaktike e kolegjit.

Ndërkohë, avokati i Turgut Ozal sqaroi se kolegji ka qenë në të kaluarën pjesë e fondacionit “Gulistan”. Ai u shpreh se nuk e di se çfarë fshihet pas këtij vendimi dhe se kohët e fundit kontrollet kanë qenë periodike.

Ndodhemi këtu nga 2004, kemi pasur korrespondencë të vazhdueshme me MASH. MASH s’ka respektuar ligjet, kjo është reflektuar në këtë urdhër të padrejtë. Ministrja mendon që për 24 fëmijët largohen nga kopshti, ky proces do kohën e tyre. S’e dimë çfarë fshihet pas këtij vendimi. Duam plan zbatimi, i jemi bindur urdhrit të MASH. Kohët e fundit kemi pasur kontrolle periodike. Kopshti në të kaluarën ka qenë pjesë e fondacionit “Gulistan”, në vitin 2004”, pohoi avokati.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy