Riprodhimi i asistuar, jetë e dhuruar apo jetë e blerë? (VIDEO)

Riprodhimi i asistuar, jetë e dhuruar apo jetë e blerë? (VIDEO)

Ardhja në jetë e një fëmije është momenti më i bukur për një çift. Por jo të gjithë e kanë këtë mundësi. Të përballur me pamundësinë për të pasur pasardhës dhe humbjen e shpresës, pas disa vitesh përpjekje, çiftet u drejtohen mjekëve dhe klinikave të specializuara, për atë që njihet si riprodhimi i asistuar. Një prej praktikave të këtij të fundit është dhurimi i materialit gjenetik.

Kjo do të thotë që në kushtet e infertilitetit të njërit prej partnerëve, çifti pranon material gjenetik nga një dhurues, femër apo mashkull, në varësi të rastit. Këto praktika rregullohen nëpërmjet ligjit për riprodhimin seksual dhe atij për transplantet, i cili ndalon akte të tjera përveç dhurimit. Për shkak edhe të lidhjeve gjenetike, femrat zgjedhin përgjithësisht motrën si dhuruese. Por kur shkon përtej familjes, kjo praktikë lë vend për shpërblim financiar dhe rrjedhimisht edhe shkelje të ligjit.

“Për hir të së vërtetës, këtu në Shqipëri është aplikuar, jo në spital, sepse spitali ka rregulla më strikte por… Nuk mund të flas dot me shifra të sakta, por nuk mund të them që nuk ka pasë tym, do të thotë që ka pasë të dhëna… Ka shumë të huaj që mund të vijnë në Shqipëri dhe mund t’i marrin vezët , pra që e aplikojnë këtë procedurë në Shqipëri, por ne siç e thashë nuk kemi një ligj të mirëpërcaktuar sa i përket dhurimit të vezëve. Është bërë në një farë mënyre gjysmë ilegale, pranohet në Shqipëri sikurse kemi një problem tjetër siç është transplanti i veshkave p.sh., që këtu dhurohet brenda familjes dhe është rregulluar edhe kjo deri diku, por ndërkohë që edhe kjo brenda familjes… Por ka raste që edhe kjo është përtej gjakut, përtej familjes”, thotë për Tema TV mjeku obstetër-gjinekolog, Rustem Celami

Në Shqipëri, ky shërbim ofrohet vetëm në klinikat private dhe çmimet nuk janë të përballueshme për të gjithë, duke pasur parasysh nivelin ekonomik. Kjo e bën të nevojshme ndërhyrjen e shtetit, në mënyrë që mundësia për të krijuar familje të mos jetë një privilegj vetëm i atyre që kanë mundësi t’i përballojnë financiarisht kostot e procedurave.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy