Covid-19 gjatë 24 orëve, humbin jetën 12 qytetarë

Covid-19 gjatë 24 orëve, humbin jetën 12 qytetarë

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar mbi situatën e Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit. Kështu, ministria bën të ditur se janë kryer 3956 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 533 qytetarë, në këto bashki:

221 qytetarë në Tiranë, 26 në Krujë, 22 në Durrës, 21 në Shkodër, nga 19 qytetarë në Kamëz, Lushnje, Sarandë, nga 16 qytetarë në Elbasan, Gjirokastër, Fier, 13 në Vlorë, 11 në Korçë, nga 8 qytetarë në Berat, Dimal, 7 në Mallakastër, nga 6 qytetarë në Kukës, Patos, Kuçovë, nga 5 qytetarë në Lezhë, Kavajë, nga 4 qytetarë në Peqin, Konispol, Vorë, Kurbin, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Dibër, Roskovec, Belsh, nga 2 qytetarë në Gramsh, Cerrik, Poliçan, Skrapar, Kolonjë, Pogradec, Maliq, Përmet, Himarë, Mat, Shijak, Mirditë, Tropojë, Has, Pukë, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Këlcyrë, Tepelenë, Memaliaj, Librazhd.

Ndërkohë, janë 7959 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Aktualisht, në Spitalet Covid-19, po marrin trajtim 167 pacientë, nga të cilët 21 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 12 qytetarë: 6 qytetarë nga Tirana të moshave 69-88 vjeç, 1 qytetare nga Kruja 64 vjeçe, 1 qytetar nga Vlora 66 vjeç, 1 qytetar nga Lezha 67 vjeç, 1 qytetare nga Gjirokastra 74 vjeçe, 1 qytetar nga Kavaja 77 vjeç dhe 1 qytetar nga Shkodra 79 vjeç.

Janë shëruar 696 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 163,018 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (07 Tetor 2021)

Raste të reja ditore 533

Të shëruar në 24 orë 696

Të shtruar në spitale 167

Humbje jete në 24 orë 12

Testime ditore 3956

Testime totale 1,228,064

Raste pozitive 173,723

Raste të shëruara 163,018

Raste Aktive 7959

Humbje jete 2,746

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3443

Durrës 910

Fier 736

Shkodër 614

Vlorë 472

Elbasan 430

Berat 292

Lezhë 288

Gjirokastër 242

Kukës 208

Korçë 167

Dibër 157

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy