Punësimi në Gjermani, ky është plani i Ministrisë së Punës

Punësimi në Gjermani, ky është plani i Ministrisë së Punës

Gjermania po mendon që të zgjasë lejen speciale për punëtorët emigrantë nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ministria Federale e Punës po mendon që ta zgjasë deri në 2023 të ashtuquajturën rregullore për Ballkanin Perëndimor.

Kjo do të thotë se qytetarët e Shqipërisë, të Bosnje Hercegovinës, të Maqedonisë së Veriut, Malit të ZI, Serbisë dhe Kosovës kanë të drejtë të shkojnë në Gjermani pavarësisht kualifikimit formal për punësim.

Çdo vit nga ky ligj mund të përfitojnë deri në 25 mijë persona. Qytetarët e këtyre vendeve kanë pasur të drejtën të merrnin vizë pune në Gjermani, që nga janari i vitit 2016, madje edhe pa njohuri të gjermanishtes dhe pa kualifikim profesional.

Kusht është që aplikanti të paraqesë kontratën e punës dhe miratimin nga Agjensia Federale e Punësimit.

Sipas një studimi të Institutit për Tregun e Punës dhe Kërkimit Profesional (IAB) rreth 58 për qind e fuqisë punëtore nga Ballkani Perëndimor janë punësuar si specialistë ose ekspertë, kryesisht në industrinë e ndërtimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy