Hapet konkursi për muzeun “Besa”, mbi historinë e shpëtimit të hebrenjve, traditën dhe kulturën

Hapet konkursi për muzeun “Besa”, mbi historinë e shpëtimit të hebrenjve, traditën dhe kulturën

Ditën e sotme u shpall konkursi për muzeun “Besa”, i cili do të jetë një prej ndërtimeve bashkëkohore që do t’i shtohet në të ardhmen arkitekturës së kryeqytetit, i cili i hap udhë krijimit të një destinacioni të historisë së lavdishme të shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, si edhe të historisë, traditës, kulturës dhe artit hebraik.

Konkursi i hapur u shpall për projekt ide, ku do të tërhiqen ekipe ndërkombëtare dhe kombëtare projektuesish arkitektë, restauratorë, pejsazhistë, kurator, etj.

Konkursi do të zhvillohet në dy Faza: Në fazën e parë të aplikimit, kandidatët do të paraqesin përbërjen e ekipeve, kualifikimet, metodologjinë e punës dhe vizionin për sitin, duke përfshirë një koncept paraprak. Në fund të kësaj faze, juria do të përzgjedhë pesë skuadrat dhe konceptet më të mira, të cilët do të mund të vazhdojnë punën për fazën e dytë.

Në fazën e dytë, juria do të shqyrtojë propozimet e 5 ekipeve të përzgjedhura dhe do të zgjedhë propozimin fitues. Juria e konkursit do të përbëhet nga shtatë anëtarë, ekspertë vendas dhe të huaj me përvojë në fushën e arkitekturës, muzealizimit, kurimit të ekspozitave etj.

Kryeministri Rama përshëndeti çeljen e këtij konkursi, duke e vlerësuar veç të tjerave si një tjetër moment shumë të rëndësishëm për historinë, zhvilimin urbanistik dhe për aktitekturën e Tiranës.

Është një tjetër moment shumë i rëndësishëm për historinë dhe për zhvilimin urbanistik dhe për aktitekturën e Tiranës dhe më në fund besoj që do të marrim frymë të lehtësuar nga një barrë e kahershme detyrimi në raport me fëmijët tane dhe në raport me vizitorët e vendit tonë që lidhet me, mbase faqen më të lavdishme të hsitorisë së shqiptarëve, shpëtimi i hebrenjve gjatë Luftës së Dytë botërore.  

Shqipëria është i vetmi vend në Europë që kishte më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore se sa përpara Luftës së Dytë Botërore.

Është një vend ku siç tregon i gjithë dokumentacioni historik, banorët nuk dorëzuan asnjë hebre të vetëm tek nazistët.

Shqipëria falë kësaj historie të shkruar nga njerëzit e saj është pagëzur me titullin  e drejtë mes vendeve, The Righteous Among the Nations.

Ashtu sikundër shumë shqiptarë janë pagëzuar të tillë nga shteti i Izraelit dhe historia e shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri është pjesë e koleksionit të tmerrit dhe të lavdisë së sakrificës njerëzore në Yad Vashem.

Por pavarësisht të gjitha këtyre, ne nuk e kemi ende të shënjuar këtë histori në trupin e vendit tonë si një sinjalistikë urbane dhe arkitekonike.

Tani kemi nisur dhe fatmirësisht nuk është kjo vepra e parë, kjo është e dyta në radhë, pasi më parë së bashku me Fondin shqiptaro-amerikan, ne kemi nisur Muzeun e Hebrenjve në Vlorë.

Rama shtoi se nëse në rastin e Vlorës kemi një muze të hebrenjve ose të kësaj historie të shpëtimit hebre, këtu ambica shkon përtej, pra të kemi një vepër arkitektonike të kombinuar mes kësaj shtëpie tradicionale, një monument kulture në rrezik që i shtohet listës së monumenteve të shpëtuara të kulturës që është një listë shumë e gjatë dhe një hapësirë moderne që do ta konceptojnë arkitektë, e cila do të shërbejë si një hapësirë e kulturës, e traditës, e historisë, e artit, e librit hebraik dhe që për të cilën kemi nisur bisedimet me qeverinë e Izraelit.

Një destinacion i ri në qytet për të gjithë ata që duan të njihen me këtë faqe të lavdishme të historisë së shqiptarëve, por edhe për të rinjtë, edhe për punëtorët e mendjes në të gjitha fushat që kanë dëshirë të njihen nga afër me zhvillimet dhe po ashtu me momente të caktuara të historisë së shtetit të Izraelit.  

Pra, është si të thuash një hapësirë e kombinuar ku natyrisht shtëpia me “sekrete” të historisë së shpëtimit të hebrenjve është qendra e gravitetit të këtij projekti.

E ku realisht na krijohet mundësia që do të dokumentojmë, të arkivojmë, të kemi një punë të mirëfilltë shkencore, e cila nuk nis faktikisht me muzeun, as në Vlorë, as këtu, por ka nisur prej kohësh dhe mund të përmend me shumë respekt dhe me shumë mirënjohje profesor Shaban Sinanin, i cili është një qëmtues shumë i përkushtuar dhe shumë i vëmendshëm i kësaj historisë, autor i disa veprave me shumë rëndësi në këtë drejtim dhe të tjerë që janë të lidhur me Akademinë tonë të Shkencave, që do të jenë patjetër një mbështetje shumë e rëndësishme për t’i dhënë   jetën e përditshme këtij muzeu i të ri, i cili, jo thjeshtë do të mbledhë dhe do të ekspozojë fotografi, dokumenta apo imazhe filmike, por njëkohësisht do t’iu shërbejë atyre që duan të hyjnë më thellë me shumë më tepër informacion.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy