Banorët e fshatit Bisht Kamëz në Durrës ankohen për kushtet ku jetojnë si dhe për problematikën e mbylljes së shkollës.
Ata protestuan para dhjetë ditësh, në prag të nisjes së vitit shkollor, pasi shkolla do mbyllej nën argumentin se do rikonstruktohej dhe nxënësit do të shkojnë të një shkollë tjetër.
Emisioni “Fol” dhe ekipi i MCN TV u ndalën në këtë fshat, ku banorët kërkuan që sa të fillojë rikonstruksioni, shkolla të vazhdoj dhe mësimi për 120 nxënësit u kthye.
Njëri nga banorët rrëfeu se janë lënë si në geto të braktisur, pa asnjë investim dhe se kulmi arriti me shkollën.
Në muajin korrik erdhi drejtori i shkollës dhe kërkoi nga prindërit që prej klasave kolektive shkolla të mbyllet.
U ngrit komuniteti dhe protestoi le të jemi në klasa kolektive, por të mos mbyllet shkolla. Bëmë një peticion te drejtoria arsimore me rreth 150 firma.
Tre ditë para se të fillonte shkollën, na thanë që do rikonstruktohet shkolla dhe do mbyllet.
Drejtorin e pyesim dhe thoshte e kam në telefon vendimin. Rikonstruksion pa asnjë tender të bërë.
Këtu dikur ka qenë një geto, por ka ndryshuar gjithçka.
Është bërë një peticion në Drejtorinë Arsimore. Vajtën mësuesit në Qerret, jo fëmijët, fëmijët nuk lëvizën, nuk erdhi tabelë rikonstruksion dhe as mësues.
Erdhi vetëm një autobus që të merrte fëmijët. Autobusi vjen në qendër, por fëmijët janë nga 3 kilometra larg qendrës.
Shkolla është e para e këtij fati. Ra tërmeti u shembën tre pallate, morën 60 familje do marrin pallate të reja.
Na premtuan që do ndërtohen pallate këtu. Na i morën, shpopulluan fshatin.
Do na heqin dhe shkollën dhe qendrën shëndetësore, pastaj dhe unë do iki.
Ky fshati është me urbanistikë të rregullt, sot të gjithë njerëzit i kanë banjat brenda. Ne jemi në geto.
Ujërat e zeza në sipërfaqe, jemi në geto, i bëjmë thirrje shtetit të vërë dorë.
Shkolla e re e Qerretit s’ka asnjë kabinet, ka vetëm një palestër dhe kaq.
Është bërë gati 1 milionë euro, por duhet të vijë SPAK dhe të merret me këta njerëz, se këtu ka vjedhje kolosale.
Ndërsa një tjetër banor u shpreh se vendet e tjera hapin shkolla, ndërsa tek ne i mbyllin.
Na mblodhën firma prindërve, që nëse u bie suvaja e shkollës fëmijëve në kokë, do mbajmë përgjegjësi ne.
Na thanë ne nuk kemi fond për ti rregulluar. Morën gjërat e shkollës natën dhe i çuan në Qerret, por tani i sollën.
Kemi shkuar ne si prindër në Qerret me furgona dhe shpenzimet tona dhe i kemi sjellë prapë këtu mjetet.
Fëmijët e mbarojnë ca në orën 11.00, ca në 12.00 dhe ca në 1, dhe fëmijët do presin sa të mbushet autobusi.
Këta shkollën duan të na e heqin pa asnjë të drejtë. Nuk ka asnjë projekt për rikonstruksion. Ishte një pretendim sa për të kaluar nxënësit në Qerret. Shteti zero investime.
Nuk e di bashkia Durrës se ku është Bisht Kamëza. Fshati nuk ka kopsht dhe çerdhe.
Ne kemi hallin e shkollës, jo më të kërkojmë kopsht e çerdhe. Banjat e fshatit shkarkojnë në kanal të hapur në sipërfaqe.
Dalim ne e pastrojmë me forca, por nuk ka vënë dorë kërkush. U kërkuam thellimin e kanalit, nuk e bënë.
Një tjetër banor tha se para votimeve del njëri që merret me blerjen e votave, pagou një shokun e vetë me eskavator, e gërmuan pak kanalin dhe e lanë, por se që në vitin 2014 ky kanal është pastruar.
Jemi bërë një vend feudal. Ne si socialist do bojkotojmë zgjedhjet.
Popull të gjithë bashkë, boll janë tallur me ne. Këtu janë mbi 1 mijë votues.
“Qerreti i ka të gjitha çdo rrugicë me asfalt, gjelbërimin e ka. As drita për ndriçim nuk na kanë sjellë. Çfarë kemi ndriçim e kemi bërë vetë privatisht në ndonjë shtyllë. Kanalet janë pa pastruar. Kërkojmë të na bëhet një shkollë, një fushë sporti, një rrugë me asfalt. Edhe kazanin e plehrave një herë në javë vjen makina e pastron. I them Ramës mos shko në Surrel dhe ne taksa paguesit na lë kështu. Doje të na mbyllje shkollën, nuk e mbylle dot se lëndën e parë e kemi ne, fëmijët i kemi ne”, tha një tjetër banor.



