Si do të jetë fundjava/ Parashikimi i motit për të shtunën dhe të dielën
Dita e shtunë pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë me vranësira në pjesën e parë të ditës dhe kthjellimet do të bëhen prezente kryesisht në pjesën e dytë të ditës.
Reshjet e shiut do të jenë prezente të herëpashershme që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit.
Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente me intensitet të ulët të karakterit lokal në veri ndërsa ë pjesën tjetër reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave afashkurtra.
Kjo situatë do të mbete prezente deri në orët e mbrëmjes më pas pritet ndërprerje e reshjeve të shiut në të gjithë vendin.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se dita e diel do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat pritet të jenë prezente kryesisht në mesditë përgjatë relieveve malore.
Në mesditë vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu përgjatë relieveve malore.
Era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi deri në 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bredgetare fiton shpejtësi deri në 12m/sek. Forca e detit do të jetë 1-2 ballë.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.