Peticioni/ Studentët kërkojnë rikthimin në auditore

Peticioni/ Studentët kërkojnë rikthimin në auditore

Studentët e UP-së kanë hapur një peticion për hapjen e auditorëve për seminare, prakrika dhe laboratorë.

Studentët kanë kërkuar hapjen e auditoreve për seminare, duke respektuar masat anti Covid.

Peticioni i studentëve i është drejtuar kryeministrit Edi Rama, ministres së Arsimit Evis Kushi dhe ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Kujtojmë që Kushi pritet që të zhvillojë një takim me rektorët e universiteteve.

Sipas informacioneve për mediat, tema e diskutimit do të jetë nëse duhet të rikthehen studentët në auditore për sezonin e provimeve.

Peticioni i studentëve:

Drejtuar: Kryeministrisë, Ministrisë së Arsimit , Ministrisë së Shëndetësisë

Prej muajsh ndodhemi në mësim ONLINE dhe jo në AUDITORE.

Universitetet ishin të parët që u mbyllën, ku çdo ambjent tjetër është i hapur.

Për studentët mësimi online është dështim dhe nuk mund të vazhdojë më tej.

Në kemi zhvilluar sondazhe në portalin tonë Studentët Denoncojnë ku mbi 80% e studentëve kërkojnë që auditoret të hapen për të paktën seminaret, praktikat dhe punët laboratorike.

Kërkojmë në emër të studentëve që të hapen auditoret për studentët e Universiteteve shtetërore dhe private  për seminaret, praktikat dhe punët laboratorike duke respektuar të gjithë masat e udhëzuar nga Ministria e Shëndetësisë.

=HapniAuditoret.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy