Të dënuarit me punë në shërbim të komunitetit do të punojnë gjatë sezonit turistik

Të dënuarit me punë në shërbim të komunitetit do të punojnë gjatë sezonit turistik

Persona të ndëshkuar me punë në komunitet do të punësohen gjatë sezonit veror. Marrëveshja është arritur mes Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Drejtorisë së Përgjithshme e Shërbimit të Provës. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro dhe Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja dakordësuan që kjo është mënyra më e mirë për t’i riintegruar këta persona në komunitet, por edhe për t’i shërbyer sezonit turistik me burime njerëzore.

"Ne kemi nevojë për rojtarë pylli sidomos, në sezonin e verës kur shtohen vizitorët në parqet kombëtare. Duhet kuptuar se bëhet fjalë për një kategori që nuk ka kryer dëme ose krime të asaj shkalle që mund të përbëjnë rrezik social. Këta njerëz do të punojnë në drejtoritë rajonale të zonave të mbrojtura dhe do të ndihmojnë punonjësit tanë në mirëmbajtjen dhe vëzhgimin e territorit”, tha Kumbaro.

Për ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, është shumë e rëndësishme që këta persona t'i rikthehen shoqërisë, por edhe t'ia shlyejnë me punë dëmin e shkaktuar.

"Filozofia jonë është që dënimi të jetë mjeti i fundit. Për këtë kategori veprash, personat që shkelin ligjin për një arsye ose për një tjetër, sepse jeta ka sfida nga më të ndryshmet, së pari t'i rifitojmë këta njerëz, t'i rikthejmë në shoqëri por edhe t'ia shlyejnë shoqërisë me punë atë dëm që i kanë shkaktuar përmes veprës penale", u shpreh ministri Manja.

Ministrja Kumbaro theksoi se gjatë sezonit veror, për shkak të mbipopullimit të disa territoreve të bregdetit dhe parqeve natyrore, ndihma e kësaj kategorie do të ishte shumë e dobishme.

Në kuadër të marrëveshjes, në bashkëpunim me Shërbimin e Provës, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit do të marrë përsipër të sigurojë vendin e punës ku do kryhet puna në interes publik në dy prej agjencive të varësisë, siç janë Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy