Mbërrijnë 208 mijë doza të tjera të vaksinës Sinovac

Mbërrijnë 208 mijë doza të tjera të vaksinës Sinovac

208, 000 vaksina të Sinovac kanë mbërritur sot në aeroportin e Rinasit. Në pistën e Rinasit, vaksinat janë pritur nga dy ministrat Arben Ahmetaj dhe Ogerta Manastirliu, të cilët kanë bërë me dije se ngarkesa e fundit përmbyll edhe lëvrimin e kontratës me distributorin turk të vaksinës. 

Manastirliu deklaroi se në mbrëmje do të vijnë edhe doza të tjera të Pfizer.

208 000 vaksina sapo kanë mbërritur në Rinas, pjesë me distributorin e Sinovac. Kemi përfunduar lëvrimin e kontratës. Kemi siguruar 500 mijë doza vaksine. Sot në Shqipëri nga momenti i parë i fillimit të lëvrimit, kemi më shumë se 700 mijë vaksina që kanë mbërritur në Shqipëri. Sot përsëri pritet që të kemi doza nga Pfizer. Pritet që të vijnë 8190 doza që mbërrijnë mbrëmjen e sotme,”-tha Manastirliu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy