Hita në Qendrën e Monitorimit të Trafikut, kamera dhe radarë inteligjentë në shërbim të sigurisë rrugore

Hita në Qendrën e Monitorimit të Trafikut, kamera dhe radarë inteligjentë në shërbim të sigurisë rrugore

Drejtori i Përgjithshëm i Policia e Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një vizitë në Qendrën Kombëtare të Monitorimit të Trafikut, i shoqëruar nga drejtues të Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike, si edhe nga drejtues të Policisë Rrugore.

 

Gjatë vizitës, delegacioni u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Autoriteti Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, së bashku me drejtuesit e qendrës së monitorimit.

 

Fokusi i takimit ishte forcimi i bashkëpunimit institucional për përdorimin e pamjeve të siguruara nga kamerat dhe radarët funksionalë në akset rrugore, si edhe nga pajisjet e reja që pritet të instalohen në vijim. 

 

Këto të dhëna do të përdoren jo vetëm nga Policia Rrugore për identifikimin dhe ndëshkimin e shkeljeve të qarkullimit, por edhe nga strukturat e tjera policore për rritjen e sigurisë publike, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe dokumentimin e tyre ligjor.

 

Në fjalën e tij, Hita theksoi rëndësinë e përdorimit të teknologjisë inteligjente dhe pajisjeve moderne në funksion të sigurisë rrugore. 

 

Sipas tij, minimizimi i kontaktit të drejtpërdrejtë mes efektivëve të Policisë dhe përdoruesve të rrugës do të ndikojë pozitivisht në rritjen e standardeve të sigurisë, si edhe në forcimin e imazhit të Policisë së Shtetit dhe të vendit.

 

Nga ana e tij Kozeli vlerësoi bashkëpunimin ndërinstitucional mes ARRSH-së dhe Policisë së Shtetit, duke nënvizuar se koordinimi i përbashkët do të sjellë përmirësim të monitorimit të trafikut dhe rritje të sigurisë në akset rrugore.

 

Në përfundim të takimit, palët ranë dakord që bashkëpunimi për shkëmbimin e pamjeve dhe të dhënave të finalizohet sa më shpejt, si edhe të realizohet kalibrimi i radarëve në rrugë dhe tunele, me qëllim përdorimin e tyre për verifikimin dhe ndëshkimin administrativ të shkeljeve rrugore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy