Sota: 30% e plazheve janë publike, shteti duhet t’i orientojë bizneset me plane 2-3 vjeçare (VIDEO)

Sota: 30% e plazheve janë publike, shteti duhet t’i orientojë bizneset me plane 2-3 vjeçare (VIDEO)

Kryetari i shoqatës “Arta”, Ervin Sota, nënvizon idenë që ndarja e plazheve duhet të jetë 50% private dhe 50 publike.

Duke folur për MCN Live ai deklaroi se Vlora ka oferta dhe çmime më të mira se Durrësi. 

Sota shtoi se aktualisht 30% e plazhit është publik, ndërsa pjesa tjetër është privat.

Sipas tij, shteti duhet t’i orientojë bizneset më qartë me plane me afat 2-3 vjeçare, si dhe të ketë oferta më të qëndrueshme dhe serioze kundrejt biznesit dhe jo të ndryshojë politika nga sot për nesër. 

Ka pasur fluks jashtëzakonisht të lartë turistësh këtë fundjavë, jashtë parashikimeve.  Vlora ka qenë jashtëzakonisht e mbushur me turistë jo vetëm nga Shqipëria dhe Kosova, por edhe nga shtete të tjera. Edhe eventet nuk kanë munguar. Në krahasim me vitet e kaluara nuk ka ndonjë ndryshim shumë të ndjeshëm në prenotime.  Hotelet më afër bregdetit kanë qenë të prenotuar 100%. Vlora ka më shumë oferta se Durrësi dhe në çmime, duke nisur dhe brenda qytetit dhe deri në Palasë.  Nuk ka ndryshuar çmimi, përveçse për produkte që ka ndryshuar çmimi në furnizim. Fluksi i fundjavës u ndje edhe në pjesën e qarkullimit rrugor. Duhet të forcohet transporti urban, por edhe transporti hekurudhor. Se transporti me mjete private ne e dimë se çfarë stresi sjell. Hapja e aeroportit të Vlorës, do të sjellë edhe shumë lehtësi në trafik. Unë kam qenë partizan dhe jam që plazhet të ndahen 50 me 50%.  Duke qenë plazhet publike, një qytetari të thjeshtë i lejohen të bëjë dhjetë ditë pushim si njeri i lirë dhe i thjeshtë me kostot minimale, vetëm të transportit dhe të marrë dhe ushqim me vete.  Në Vlorë i është dhënë prioritet hoteleve, ka diskutime se disa hoteleve iu është hequr plazhi.  Shteti duhet t’i orientojë bizneset më qartë me afat 2-3 vjetor dhe të ketë oferta më të qëndrueshme dhe serioze kundrejt biznesit dhe jo të ndryshojë politika nga sot për nesër.  Aktualisht është 30% plazh i lirë. Në Lungomare ka një pjesë të madhe, në pjesën e Orikumit ka pjesë plazhesh të lira.  Është një pjesë te zona pas tunelit. Ndërsa nga Vilat qeveritare deri në Orikum është i përbërë nga gjire shumë të vegjël që është zënë nga pjesa e hotelerisë.  Por e vërteta është që nga vjet deri sivjet ka shtim të plazheve publike. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy