Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak thotë se moti parashikohet me vranësira të dendura në të gjithë territorin shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar në formën e shtrëngatave.

Hera-herës dhe në periudha jo afatgjata reshjet me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike. Në relievet malore në lindje mbi 1000 metër reshje dëbore. Gradualisht duke filluar nga orët e pasdites pritet përmirësim i kushteve meteorologjike.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim mesatare dhe shpejtësi 2-7m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës e fortë dhe shpejtësi 12-15m/s.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore  7 deri 12°C                                                                                                                                                        

në zona e ulëta 8 deri 14°C                                                                                                               

në zona bregdetare 11 deri 15° C

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy