Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi se duke nisur nga e hëna (datë 9 mars) do të ndërpritet shërbimi i pritjes me qytetarët.
Sipas një njoftimi zyrar të KPK-së, kjo është masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit.
Sipas KPK, denoncimet e qytetarëve do të bëhen online në faqen zyrtare të KPK-së.
“Sqarojmë qytetarët se deri në një njoftim të dytë zyrtar nga Komisioni, denoncimet mund t’i dorëzojnë nëpërmjet postës zyrtare, ose mund t’i regjistrojnë online nëpërmjet faqes zyrtare të internetit të Komisionit kpk.al, rubrika “Denonco””, thuhet në njoftim.



