Historiani dhe teologu Olsi Jazexhi, thotë se ne arnautët e Arnautistanit kanë treguar se kanë jetuar me të krishterë ortodoksë apo katolikë dhe se sikur të mos kishte ndodhur kjo Aleksandër Vuçic do thoshte Selam Alejkum, pasi shton se myslimanët kanë sunduar.
Në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, deklaroi se diskriminimi ekziston edhe sot në perëndim, nëse jeton si mysliman në Zvicër apo Kanada, pasi shton se ti mund ti falësh Allahut, por nuk të lënë si mysliman të marrësh pushtet dhe nuk të lënë të falësh Ezanin në publik.
Në perandorinë osmane në shekullin e 19-të dhe 20-të, me reformat që nisi sulltan Mahmuti i dytë, të gjithë shtetasit e perandorisë osmane u barazuan.
Në momentin që u hoq Sheriati shqiptarët ishin të parët që humbën. Se kërkesa ishte që serbët dhe grekët dhe bullgarët të kishin armë dhe kuaj, myslimanët u vranë dhe dëbuan, kjo është arsyeja pse jemi shumicë shqiptare, se ikëm muhaxhirë.
Nëse do shkosh në Beograd, në sheshin kryesor të Beogradit, ka qenë vetëm xhami dhe e vetmja që ka mbetur është e Bajraklisë. Shumë prej ne myslimanëve që jemi këtu, jemi viktima që u vramë nga fqinjët e krishterë. Si mysliman që jam preferoj të jetoj në një vend islamik, se mendoj se Kurani është superior mbi ligjin laik.
Sipas tij, në Europë ndodhi një luftë kundër krishtërimit, e organizuar nga masoneria për të cilën tha se fillimin e ka me revolucionin francez dhe masoneria botërore triumfoi me luftën e parë botërore.
Jazexhi shtoi se fakti që në Europë në shekullin 18-të, 19-të dhe 20-të pati përplasje mes masonerisë dhe krishtërimit është fakt i dokumentuar historikisht.
Masoneria triumfoi në luftën e parë botërore, kur u shkatërruan tre perandoritë e mëdha, ajo ruse, austro-hungareze dhe ajo osmane. Voleteri, Dideroi frymëzuan Enver Hoxhën.
Njeriu i ri që do ishte pa Zot do ishte më i mirë se njeriu i dogmës.
Jazexhi vijoi duke thënë se sistemi politik kanadez nuk dallon shumë nga shteti malajzian ku ai jeton dhe se nëse Kanadaja në themel të krijim të shtetit ka pasur anglikanizmin, tha se pse është shekullarizuar Kanadaja në vitet ‘60-‘70-të edhe lufta e organizuar kundër fesë, nuk e bën shumë të ndryshme nga Malajzia.
Por nënvizoi se në rastin e Malajzisë, vazhdojnë të ruajnë vlerat dhe nuk kanë përqafuar axhendën sorosiste e cila shtoi ai kërkon shkatërrimin e tre themeleve të shoqërisë, fenë, traditën dhe familjen.
Familja kreun e saj sipas islamit dhe krishtërimit, nëse perëndia është kreu i kishës, burri është kreu i familjes. Historia është patriakale, dhe e kanë bërë burrat.
Në Malajzi dhe në shumicën e botës islamike, hindu dhe Afrikë, poligamia lejohet me ligj.



