Largimi i pushuesve nga bregdetit i Shëngjinit, ka sjell trafik të rënduar pasditen e kësaj të diele.
Fluksi i lartë i automjeteve në dalje është shoqëruar me kaos në lëvizje në rrugën që lidh Shëngjinin me superstradën Lezhë-Milot.
Trafiku i rënduar ka nisur që prej orës 17:00, për shkak se fundjava solli dyndje pushuesish në plazhet e Lezhës.
Për lehtësimin e lëvizjes janë vendosur në disa pika efektivë të Policisë Rrugore.



