Sindikata e mjekëve zhvilloi takimin e dytë me përfaqësues të ministrisë së Shëndetësisë, ku një ndër pikat që u ra dakord ishte rishikimi i pagave për personelin shëndetësor. Mjekët duan një rritje më të madhe se 40% që u ka premtuar qeveria, duke kërkuar njësimin e pagave të paktën me vendet e rajoni.



