Protesta e studentëve në Durrës/ Garo: Do të mblidhen para bashkisë, një pjesë e tyre janë kthyer në auditore

Protesta e studentëve në Durrës/ Garo: Do të mblidhen para bashkisë, një pjesë e tyre janë kthyer në auditore

Situata në qytetin e Durrësit nga protesta e studentëve, ditën e sotme duket më e qetë. Ndërsa një pjesë e studentëve kanë zgjedhur të vijojnë qëndresën përmes protestave, të tjerë i janë rikthyer mësimit në auditore.

 

Në një raportim nga terreni për "MCN Live", reporterja e Durrësit, Ervina Garo, tha se paraditen e së hënës është parashikuar mbledhja e studentëve përpara institucionit të bashkisë.

 

Studentët do të jenë në protestë para Bashkisë së Durrësit. Pritet që ata të mblidhen përpara institucionit, ndërsa nga ana tjetër ka edhe studentë që janë kthyer në auditore. Pavarësisht se numri është i vogël, ka studentë që kanë shkuar që të frekuentojnë procesin mësimor. Kjo ka ndodhur pjesërisht edhe në shkollat e mesme dhe ato 9-vjeçare."

 

Garo tha, se ditën e sotme punonjësit e bashkisë janë rikthyer në punë normalisht, pasi gjatë ditëve të fundit për shkak të protestave nuk ishin paraqitur në punë.

 

Gjatë ditëve të protestave që kanë kaluar, nuk ka pasur punonjës në bashki, ndërsa sot ata janë rikthyer në punë."

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy