Zjarri djeg ullishtet dhe varrezat e Karbunarës, rrezikohen banesat

Zjarri djeg ullishtet dhe varrezat e Karbunarës, rrezikohen banesat

Që prej orës 15.00 të pasdites së sotme zona kodrinore e qytetit të Lushnjës është përfshirë nga zjarri.

Deri tani raportohet të jenë djegur plantacionet me ullinj e pemë frutore, varrezat e Karbunarës dhe shkurre e bimësi e thatë.

Ndërhyrja e zjarrfikëseve në terrenin kodrinor është e vështire ndaj u kërkua ndihma nga ajri.

Një helikopter ka fluturuar për dy orë rresht mbi qytet duke hedhur ujë pranë vatrave të mëdha të zjarrit të cilat rrezikuan shtëpitë e banorëve.

Flakët të ndihmuara nga era e fortë u përhapën nga Karbunara në kodrën e Vainit, ku dogjën vreshta dhe ullishte.

Shërbimi zjarrfikës i Lushnjës kërkoi ndihmë nga qarqet fqinje për t’u angazhuar në izolimin e përhapjes së zjarrit drejt lagjeve të qytetit ku rrezikohen banesat.

Deri tani kanë ardhur gjashtë zjarrfikëse të cilat po ndihmohen edhe nga banorët që kanë në pronësi sipërfaqet e djegura.

Nuk dihet ende shkaku i zjarrit, ndërkohë që policia ndodhjet në terren për të dokumentuar ngjarjen.

Momentalisht rreziku i përfshirjes nga zjarri i banesave në kodër ka kaluar, por po punohet për vënien nën kontroll të vatrave të mëdha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy