Shahini: Qeveria mbështetje me libra shkollorë shqip për shqiptarët në Serbi

Shahini: Qeveria mbështetje me libra shkollorë shqip për shqiptarët në Serbi

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini në vijim të publikimit të disa prej punëve të realizuara deri më tani përgjatë vitit 2020-të ka përmendur edhe mbështetjen me libra shkollorë shqip në Serbi të fëmijëve të shqiptarëve.

Në vazhdën e punëve të mira gjatë 2020-ës është edhe ndihma konkrete ndaj shqiptarëve në Serbi duke i mbështetur me libra shkollorë shqip për arsimin parauniversitar”, nënvizon ministrja Shahini.

Ndër të tjera, ajo cilëson gjithashtu se jemi “shumë më pranë shqiptarëve të Luginës me qëllim ofrimin e arsimit sa më cilësor në gjuhën shqipe”.

Shqiptarëve në Serbi do t’iu lejohet tashmë përdorimi i librave shkollorë nga Shqipëria, një punë konkrete e realizuar pas një vale të gjatë bashkërendimi mes MASR dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi.

Më herët, vetë ministrja ka deklaruar se pas shumë vitesh përpjekjesh, shqiptarëve në Serbi do u lejohet përdorimi i librave shkollorë nga Shqipëria. “Nuk ishte e lehtë, por ia dolëm duke bashkërenduar dhe intensifikuar përpjekjet mes Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi”, është shprehur më herët ajo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy