Të hënën, më 9 shtator, nis viti i ri shkollor 2024-2025.
Në rang vendi, shkollat e sistemit parauniversitar po përgatiten për të hapur dyert për vitin e ri shkollor.
Kryeministri i vendit, Edi Rama shkruan sot se janë 238 mijë nxënës në Shqipëri, të cilët përfitojnë libra falas.
Mirëmëngjesi dhe me mirënjohjen e prindërve dhe gëzimin e fëmijëve që këto ditë të fundit para fillimit të vitit të ri shkollor po marrin librat falas, falë financimit të qeverisë me një mbështetje direkte për familjet, ju uroj një ditë të mbarë.



