Mot i kthjellët dhe vlera të larta termike do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit.
Qarku i Beratit dhe ai i Gjirokastrës do të goditen sërish nga temperatura ekstreme, të cilat pritet të kapërcejnë pragun e 40°C.
Gjatë pasdites, vranësira të herëpashershme do të shfaqen në zona të ndryshme të vendit, me përqendrim më të lartë në veriun dhe verilindjen e territorit, ku nuk përjashtohen reshje të izoluara.
Temperaturat minimale do të pësojnë rritje të lehtë, ku zonat malore do të regjistrojnë vlera deri në 11°C. Në anën tjetër, temperaturat maksimale do të mbeten të qëndrueshme, me kulmim deri në 40°C në jug të vendit, veçanërisht në qarqet Berat dhe Gjirokastër.



